Me homazhe në vendin e masakrave dhe në varrezat e martirëve, u përkujtuar masakra e Burimit të Malishevës

Me homazhe në vendin e masakrave dhe në varrezat e martirëve, u përkujtuar masakra e Burimit të Malishevës

Me homazhe në vendin e masakrave dhe në varrezat e martirëve,  është përkujtuar masakra më e madhe në Malishevë, ajo e Burimit, ku u vranë e u masakruan 42 civilë, kryesisht të fshatrave Dragobil dhe Astrazup, si dhe banorë te fshatrave të Therandës. Me këtë rast, homazhe kanë bërë, familjarët dhe të afërmit e të vrarëve, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi, zyrtarë të qeverisë komunale, anëtarë të Kuvendit të Komunës dhe zyrtarët të të gjitha subjekteve politike në Malishevë. Kuvendi në mbledhjen e sotme të rregullt, ka mbajtur një minutë heshtje, në nderim të të gjithë të vrarëve në këtë masakër. Masakra e Burimit,është masakra më e madhe në Komunën e Malishevës. Më 31 mars të vitit 1999, janë vrarë, janë djegur, e më pas janë masakruar 42 civilë, disa prej tyre edhe sot e kësaj dite nuk janë identifikuar. Për këtë krim të organizuar, edhe sot pas tetëmbëdhjetë viteve nuk është dënuar askush dhe nuk është ngritur asnjë padi.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu, kërkon raportim urgjent të drejtorit të policisë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkesa refuzohet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, …