U përkujtua masakra e Burimit

Përmes homazheve në vendin e vrasjes dhe në varrezat e martirëve, të premten është përkujtuar masakra më e madhe në Malishevë, ajo e Burimit, ku u vranë e u masakruan 42 civil, kryesisht të fshatrave Dragobil dhe Astrazup, si dhe banorë te fshatrave të Suharekës. Me këtë rast, homazhe kanë bërë, familjarët dhe të afërmit e të vrarëve, kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryesuesi i KK të Malishevës, Aziz Thaçi, zyrtarë të qeverisë komunale, anëtarë të Kuvendit të Komunës dhe zyrtarët të të gjitha subjekteve politike në Malishevë.

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e rregullt, ka mbajtur një minutë heshtje, në nderim të të gjithë të vrarëve në këtë masakër.

Masakra e Burimit, është masakra më e madhe në Komunën e Malishevës. Më 31 mars të vitit 1999, janë vrarë, janë djegur, e më pas janë masakruar 42 civil, disa prej tyre edhe sot e kësaj dite nuk janë identifikuar.

Për këtë krim të organizuar, edhe pas tetëmbëdhjetë viteve nuk është dënuar askush dhe nuk është ngritur asnjë padi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …