U përkujtuan dëshmorët e lirisë Milaim Morina dhe Xhevdet Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëpunëtor, në afërsi të Celinës, kanë përkujtuar dëshmorët e lirisë MILAIM MORINËN dhe XHEVDET KRASNIQIN. Milaimi dhe Xhevdeti ishin luftëtarë të zot e të dëshmuar të Batalionit të III-të të Brigadës 124 “Gani Paçarizi” të UÇK-së. Më 27 maj 1999, Milaimi dhe Xhevdeti ranë heroikisht në përballje me forcat armike serbe. Ata nuk i lëshuan pozicionet e luftimeve te “Stanet e Mullabazit” dhe me rënien e tyre, fituan rilindjen e përjetshme. I paharruar është kujtimi për ta! Ka thënë kryetari Latifi me këtë rast.

May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” në Deçan kremton ditën e shkollës

Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri”, në Deçan të premtën ka kremtuar ditën e shkollës, ku ka marrë …