Në Rahovec është përurua renovimi i objektit të Shoqatës së pavarur të gruas “HAREJA”. Renovimi i këtij objekti brenda dhe jashtë, si dhe oborri, krijojnë kushte bashkëkohore dhe të sigurta për fëmijët, veçanërisht për fëmijët me nevoja të veçanta, duke u ofruar hapësirë të rehatshme për edukim, terapi dhe aktivitete ditore.
Shoqata “Hareja” prej vitesh është shtyllë e rëndësishme e shoqërisë, që fuqizon gratë, mbështet familjet dhe ofron shërbime të një vlere të madhe sociale. Për këtë arsye, përkrahja jonë për ta është e domosdoshme, ka deklauar kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl latifi i cili ishte në përurimin e objektit që ka kushtuar 464,324.30 €.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
