U PËRURUA URA E FSHATIT TOPANICË

Të martën, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, mori pjesë në përurimin e urës së fshatit Topanicë në komunën e Kamenicës. Lekaj theksoi se përfundimi dhe hapja e kësaj ure është kryer falë angazhimit të MIT-së dhe bashkëpunimit me komunën e Kamenicës, dhe se në këtë mënyrë janë plotësuar nevojat të cilat e bëjnë këtë vend dinjitoz. Kjo urë me kosto prej 210 mijë eurosh, është përfunduar në kuadër të projekteve të nivelit qendror dhe si e tillë, luan një rol tejet të rëndësishëm për banorët e këtij fshati, ngase ndërtimi i kësaj ure ka qenë kërkesë e kamotshme e tyre. MIT mbetet e angazhuar edhe më tutje që, përveç projekteve qendrore, të ndihmojë edhe në realizimin e projekteve lokale, aty ku me të vërtetë është e nevojshme për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …