U shënua 27-vjetori i betejës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Epopesë së Jezercit

“Në 28 Shtatorin e lavdisë e krenarisë kombëtare, përvjetori i 27-të i betejës heroike e të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Epopesë së Jezercit si dhe në 1 vjetorin e kalimit në amshim të Gjeneralit të vetëm e lavdiplotë të Ferizajt, Gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të papërsëritshmit dalzotës të atdheut, mikut tonë të çmuar, Gjeneral Imri Ilazi – Komandant Ferri, me homazhe e akademi përkujtimore nderuam kujtimin, sakrificën, veprën sublime për atdhe të Dëshmorëve të Kombit të Komunës së Ferizajt si dhe Gjeneralit Imri Ilazi – vepra e të cilit flet zëshëm në historinë tonë të lirisë duke frymëzuar sot e sa të jetë jeta ndër breza, për guximin e sakrificën, heroizmin e lavdinë, shtigjeve tona drejt lirisë.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!

Lavdi sa të jetë jeta, veprës heroike të Gjeneralit të Ferizajt, Gjeneral Imri Ilazit – Komandant Ferri!

Liria jonë – Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka mirëpritur në takim, imamin e Xhamisë Qendrore në Shtime, Isa ef. Tërshanin

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …