U shënua manifestimi përkujtimor dhe letrar “FLAKA E JANARIT”

Në Qendrën e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, së bashku me familjarët e dëshmorëve, me bashkëluftëtarë, me bashkëpunëtorë dhe me qytetarë, komuna e Rahovecit nën patronatin e kryetarit Smajl Latifi shënoi manifestimi përkujtimor dhe letrar “FLAKA E JANARIT” në 36-vjetorin e përjetësimit, te vendi i rënies në lakun e Brestocit, për heronjtë: Nesimi Elshani nga Nagaci, Agron Fetahu nga Celina, Halim Hoti nga Krusha e Madhe dhe Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël.

Manifestimi u shndërrua në një mozaik emocionesh përmes poezive të recituara nga nxënës të shkollave, valleve dhe këngëve të interpretuara nga Shkolla e Muzikës “Faik Sylka” dhe Sh.K.A. “Bajram Curri”, që i dhanë zë kujtesës dhe shpirtit të Flakës së Janarit. Me këtë rast, u shpallën edhe fituesit e konkursit të krijimtarisë letrare, duke dëshmuar se fjala artistike mbetet një nga format më të fuqishme të ruajtjes së kujtesës sonë kombëtare.

Flaka e Janarit vazhdon të ndizet si simbol i sakrificës për liri dhe si kujtesë që rruga drejt së ardhmes sonë është ndërtuar mbi guxim dhe përkushtim, ka thënë në fjalën e tij, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Qoftë i paharruar 27 janari i vitit 1990!

Lavdi dhe nderime për jetë e mot, gjakut të derdhur për liri!

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet Raporti i dëmeve nga reshjet e shiut në komunën e Rahovecit

Pas një procesi të detajuar vlerësimi dhe të vërtetimit të gjendjes faktike në terren, sot …