U shëruan të gjithë pacientët e diagnostifikuar me herët me COVID-19 në Komunën e Skenderajt

U shëruan të gjithë pacientët e diagnostifikuar me herët me COVID-19 në Komunën e Skenderajt.

I pari i komunës, Bekim Jashari, e ka quajtur fitore të përbashkët betejën ndaj koronavirusit. “Sapo mora informatën nga IKSHP që nga 11 mostra të marra në Skenderaj, përfshirë edhe pacientët me COVID-19, të gjithë kanë rezultuar negativ”, është shprehur tutje Kryetari Jashari. Jashari po ashtu ka falënderuar qytetarët që po i përmbahen masave parandaluese që janë ndërmarrë nga ana e komunës.

Vazhdojmë kështu për të mirën e përbashkët!

Bashkë triumfojmë!

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …