Vazhdon ndihma nga donatorët për qytetarët e Komunës së Skenderajt

Nismës për tu ndihmuar familjeve në nevojë i është bashkuar edhe NTSH “Ismet Comerc” duke dhuruar 40 pako ushqimore dhe 40 thasë miell 25 kg, për qytetarët e komunës së Skenderajt, në këtë kohë pandemie. Në emër të komunës dhe të qytetarëve të Skenderajt, donatorin e ka falënderuar kryetari i komunës, Bekim Jashari, për përkrahjen dhënë në këtë situatë emergjente. Të gjitha ndihmat e dhuruara nga donatorët po shpërndahen tek secila familje, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Qendrës për Punë Sociale, me qëllim të mos krijimit të turmave, duke evituar kështu mundësinë e përhapjes së infeksionit.

Bashkë do t’ia dalim!

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …