Në Malishevë u vu gurthemeli për ndërtimin e Nënstacionit të ri 220/35/10(20) kV

Në Malishevë, kryetari Ekrem Kastrati ka vu gurthemelin për ndërtimin e Nënstacionit të ri 220/35/10(20) kV në Malishevë, një projekt i shumëpritur që ka rëndësi të madhe për sigurinë dhe cilësinë e furnizimit me energji elektrike në komunën e Malishevës dhe më gjerë.

Kryetari Kastrati ka shkruar në facebook se ky është një lajm i mirë për çdo familje të Malishevës, për mërgatën tonë që na viziton gjatë festave, si dhe për bizneset tona lokale, të cilat për vite me radhë janë përballur me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike.

Por sot, krahas këtij lajmi pozitiv, kam obligim t’i them gjërat hapur. Për shumë vite me radhë, Malisheva është diskriminuar nga institucionet e nivelit qendror. Katër dimra radhazi, qytetarët tanë kanë mbetur pa energji elektrike, me ndërprerje të vazhdueshme që ua kanë prishur festat familjare, kanë dëmtuar bizneset dhe kanë krijuar pasiguri të vazhdueshme në jetën e përditshme.

Kjo nuk ka qenë e drejtë dhe nuk duhet të përsëritet më. Malisheva nuk ka kërkuar asgjë më shumë se trajtim të barabartë dhe respekt institucional.

Prandaj, pres dhe uroj që ky projekt të përfundojë brenda afatit të paralajmëruar prej 13 muajsh dhe të mos mbetet një tjetër projekt i nisur e i lënë përgjysmë, siç ka ndodhur me disa projekte të tjera në komunën tonë.

Si Kryetar i Komunës së Malishevës, do të jem zë i fuqishëm i qytetarëve tanë dhe do të kërkoj llogaridhënie që ky projekt të realizohet plotësisht dhe në kohë.

Malisheva meriton zhvillim, siguri energjetike dhe respekt, ka thënë kryetari Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti një takim të domosdoshëm me drejtuesit e KOSTT-it,

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi është takuar me drejtorin e KOSTT-it, z. …