U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave Drobesh e Gërmovë të Vitisë

Zgjedhja e Këshillit dhe kryetarëve të fshatrave ka vazhduar në Drobesh e Gërmovë të komunës së Vitisë. Në Drobesh kryetar i këshillit të fshatit është zgjedhur Bislim Bislimi dhe do t’i ketë 9 anëtar. Pjesëmarrës në këtë tubim ishin 63 qytetarë të cilët edhe morën pjesë në procesin e votimit. Gjithashtu tubim zgjedhor është mbajtur edhe në Gërmovë, ku morën pjesë 64 pjesëmarrës me të drejtë vote. Kryetar i këshillit të fshatit Gërmovë u zgjodh Vebi Tahiri, ndërsa këshilli do t’i ketë 11 anëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …