Udhë-përshkrim: Nëpër fshatrat piktoreske të Malësisë së Mramurit, Busisë dhe Suteskës

Ahmet Qeriqi: Udhë-përshkrim: Nëpër luginat e malet e Mramurit, Busisë dhe Suteskës

Ashtu sikur ishim marrë vesh paraprakisht, në orën 9.00 të mëngjesit, më 22 prill 2018 erdhi në Radio, Haki Gashi, operator i zërit, punëtor shumëvjeçar, pastaj u  nisëm për të bërë një vizitë në fshatin Mramur të Gallakut.  Rrugës morën edhe Mustafë Gashin, një mik imi,  veteran i arsimit nga fshati Mramur, me vendbanim në Prishtinë.

Hakiu, e nget veturën e tij  me kujdes edhe pse nuk ka komunikacion të dendur meqë  është ditë e diel dhe  një ditë e bukur e pranverës. Ndërkohë që flasim shikimi na tretet në pllajat  e fushat e gjelbëruara, ku përpara hapet një botë magjiplote e natyrës, që ka çelur me tëra hiret e saj. Në krahasimin me jetën rrëmujë në Prishtinë, duket se në çast kemi kaluar në një botë tjetër, në botën e pastër që ka filluar gjallërimin nën rrezet e ngrohta të diellit dhe gumëzhimin me një simfoni zërash fluturues ndër më të ndryshmet.

Qëllimi i vizitës sime ishte të kalonim një ditë në këto fshatra, por edhe të evidentoja disa varreza me mbishkrim turko arab, të cilat po zhduken  në mungesë të përkujdesjes institucionale dhe një indiference të pashpjegueshme, një indolence kolektive në mungesë respekti për  kujtimin e të parëve, të atyre stërgjyshërve e stërgjysheve që kanë jetuar qindra vjet më parë dhe që i kanë takuar botës së tyre, pavarësisht se ajo ishte kohë e sundimit të huaj, pavarësisht se ato varreza kanë mbishkrimet turke e arabe dhe  jo në gjuhën shqipe.

Udhë-përshkrim: Nëpër fshatrat piktoreske të Malësisë së Mramurit, Busisë dhe Suteskës

Por një është më se e sigurt se ata të gjithë kanë qenë shqiptarë dhe nga brezi në brez, në mos më shumë, ata e  kanë ruajtur gjuhën e folur, traditën e besës dhe të  mikpritjes si dhe  vlera të jetës patriarkale, mbase gjithnjë në skamje e mjerim, por me krenari se e kanë vazhduar  jetën dhe kanë lënë edhe gjurmë fizike për kohën e tyre.

Fillimisht ndalojmë në Lagjen e Dukajve, në shtëpinë e Mulla Mehmet Gashit, një shok imi i Medresesë, me të cilin na lidhen kujtime të shumta nga një kohë e largët.

Mulla Mehmeti, i cili prej pranverës e deri në vjeshtë vonë, me bashkëshorten e tij  jeton në Mramur, ndërsa dimrit në Prishtinë, na pret me dashamirësi dhe zemër të hapur. Ulemi në karrige, nën hijen e pemëve që kanë qelë me aq mrekulli dhe përpara na hapet një peizazh i pakufishëm me pamje të hireve të natyrës që ka pezulluar çdo pjesë të hapësirës që vërejmë.

Ndërkohë, më kthehet në kujtesë vjeshta e vonë e vitit 1964, një ndodhi e rastit, që për “fajin” tim dhe një medresisti tjetër i ka kushtuar Mehmetit me një rrahje nga inspektorët serbë të sigurimit.

– Njëherë ma ke parë sherrin, i them me shaka, ndërsa ai më pret buzëqeshur duke kuptuar se ku e kam fjalën.

Pas pak  në prani të tyre rrëfej si ka ndodhur ngjarja.

Një ditë të diel, edukatori i Medresesë, Tefik Shala na kishte caktuar që në orët e para ditës të fshinim dhe të pastronim xhamitë e qendrës: Xhaminë e Madhe, Xhaminë e Jashar Pashës dhe Xhaminë e Çarshisë, e cila ndodhet përballë sheshit të Trekëndëshi i Bashkim vëllazërimit. Derisa shokët e mi kishin filluar pastrimin unë dhe Avdiu i Vogël, apo Avdi Sagiri sikur e quanim, ishim ndarë pa u hetuar dhe kishim hipur në pushimoren e minares, me qëllim për ta parë nga lart sheshin që po përgatitej për një fjalim dhe thuhej se pritej të fliste Fadil Hoxha e autoritete të tjera. Duke qenë i edukuar dhe frymëzuar me urrejtje kundër regjimit, kisha marrë disa guralecë të vegjël dhe kisha gjuajtur në dërrasat e podiumit, pa menduar për ndonjë pasojë, meqë gurët ishin të vegjël, por përplasja mbi dyshemenë me dërrasa të Podiumit kishte shkaktuar shqetësim. Pas pak inspektorët e autorizuar për sigurimin ishin futur në xhami, meqë me të drejtë dyshohej se andej ishin hedhur guralecët. Të frikësuar nga pasojat, unë dhe Avdiu kishim zbritur me shpejtësi nga minarja dhe të dy kishin dalë nga ana dritarja e xhamisë, e cila ishte me grila standarde hekuri, por meqë të dy ishin të vegjël e të hajthëm, ishim të vetmit që kishim ushtruar  sa e sa herë ikjen e tillë nga xhamia dhe por nga fjetorja  e Internatit. Ishim larguar me bindje se nuk na ka parë askush.

Të dy kishin vërejtur një hallakatje  të policisë por nuk kishin menduar se ishte për shkakun se kishim gjuajtur gurë.

Inspektorët kishin marrë të gjithë medresistët e tjerë që kishin qenë në xhami dhe i kishin dërguar në Sekretariat për hetime. Duke qenë se askush nuk kishte pranuar se kishte gjuajtur gurë, disa prej tyre edhe i kishin rrahur, në mesin e tyre sidomos, Mehmet Gashin, i cili kishte reaguar për shkak të arrestimit dhe fyerjes mbi baza fetare, që i kishte bërë një inspektor.

Udhë-përshkrim: Nëpër fshatrat piktoreske të Malësisë së Mramurit, Busisë dhe Suteskës

Ndërkohë, kishim shkruar në medrese dhe kishin vërejtur një gjendje të shqetësimit te të gjithë shokët. Disa prej nesh ishim  afruar te zyra ku po fliste me zë të lartë në telefon edukatori, Tefik Shala, me njërin nga inspektorët e SPB-së Të gjithë kemi dëgjuar vetëm fjalët e tij: Ako je tako babo,  udri jaçe  i nemoj zhaliti. ( Nëse është ashtu, mëshoju edhe më fort dhe mos u kurse!). Pas një kohe na kishte tubuar të gjithëve në sallën e bukës dhe na kishte njoftuar se disa medresistë apo dikush tjetër kishte gjuajtur gurë në platonë ku duhej të mbahej fjalimi i “Komitetit”, cili ishte shtyrë, me qëllim derisa të merrej vesh se kush kishte gjuajtur

Më rrahu shkau i shkinës, sepse reagova ku më shau mbi baza fetare e kombëtare, thotë mulla Mehmet Gashi me të cilin evokojmë edhe kujtime të tjera, Pas pak Mehmeti na sjellë edhe qaj rusi.

Meqë keni edhe shumë vizita për të bërë në Malësinë e Mramurit përshëndetemi me Mehmetin dhe së bashku me Mustafën e Hakiun nisemi drejt Lagjes Spahiu, së cilës i takon edhe Haki Gashi.  Ai ka trashëguar  nga familja, një pronë te Xhamia e fshatit, e cila është ndërtuar apo renovuar në vitin 1797. Ajo që më bie veçanërisht në sy është muri i rrethojës së xhamisë i ndërtuar me gurë të vendit, i lidhur për mrekulli me hatulla dhe sipëri me një kulm për të mos u rrënuar.

Afër Xhamisë ndodhen varrezat e Lagjes e në mesin e tyre edhe disa ngrehina guri të latuar me mbishkrim turko arab. Në pllakat e gurëve të fortë dhe të latuar me kujdes zakonisht shkruhet një fjali në gjuhën arabe, El merhum ve magfur, që do të thotë me mëshirë për të vdekurin, pastaj shkuan emri dhe mbiemri  i të vdekurit dhe në fund vetëm viti i vdekjes, jo edhe i lindjes. Vendin e  varrezave afër xhamisë e ka rrethuar me tel dhe e ka pastruar e rregulluar Xhemil Gashi, kushëri i Hakiut ndërsa ka ndihmuar, si në sa e sa raste,  Ramiz Rrahman Gashi. Varrezat me mbishkrime turke-arabe kryesisht i takojnë gjysmës së parë të shekullit XIX dhe disa prej gurëve janë në gjendje normale të qëndrueshmërisë, por disa të tjerë janë thyer dhe duke qenë se kanë qëndruar një kohë të gjatë në dhe  është vështirësuar edhe leximi.

Varri më i vjetër është ai i Salihut, mbiemri i palexueshëm i dili daton në vitin 1266 sipas Hixhretit,  rreth vitit 1848 sipas kalendarit tonë. Në një gur tjetër varri është i shënuar  emri i një banori tjetër  të fshatit  quajtur, Shahin Ramadani, viti i vdekjes, 1294 sipas kalendarit hixhrije, përafërsisht  rreth vitit  1875.

Udhë-përshkrim: Nëpër fshatrat piktoreske të Malësisë së Mramurit, Busisë dhe Suteskës

Për ta bërë shkrimin më të lexueshëm, Hakiu merr barë të sapodalë nga toka dhe e fshin përmbi, në mënyrë që të dalë në sipërfaqe relievi. Ai pastaj i fotografon. Disa nga pllakat e gurit janë thyer, disa të tjera janë lakuar dhe janë futur thellë në tokë, dhe është vështirë të groposen deri atje ku ndodhet i shënuar viti i vdekjes. Leximin e vështirëson dhe ngurtësimi i shtresave mbi shkrim. Për një lexim të plotë duhet të nxirren gurët të pastrohen me brushë të metaltë dhe pastaj të lexohen.

Pas pak vjen edhe kushëriri i Hakiut, Xhemil Gashi një punëtor vullnetar, i cili e ka rregulluar ambientin, ka hequr të gjitha ferrat  e drurët dhe i ka vënë në një vend. Meqë ato janë shumë, ai ka vendosur t’i djeg,  por dikush në fshat i ka thënë se nuk bën të digjen ferrat  në  varrezat.  E këshilloj që t’ i djeg ato por ta ruajë njërin nga gurët, që ishte shumë afër sepse mund ta dëmtojë flaka.

Udhë-përshkrim: Nëpër fshatrat piktoreske të Malësisë së Mramurit, Busisë dhe Suteskës

Varri më i vjetër del të jetë i gjysmës së parë të shekullit 19-të. Një gur varreze nuk arritën ta evidentojmë meqë ishte afër vendit të papërshtatshëm te ferrat. Pasi pushojmë pak në oborrin e Xhamisë, përshëndetemi me Xhemilin dhe nisemi në drejtim të fshatit Busi, në një rrugë të shtuar në asfalt e cila gjarpëron nëpër shtigje.

Busia shtrihet në një rrafshnaltë të konsiderueshme dhe është një fshat tipik malor, por tani ka ndërruar shumëçka. Nuk ka më, përveç në raste të veçanta shtëpi të moçme me gurë e tulla, sepse shtëpitë e fshatit, gjatë luftës sonë çlirimtare i kanë djegur forcat kriminale ushtarake e policore serbe. Fshatarët kanë ndërtuar shtëpi të reja. Shumë nga ata jetojnë në Prishtinë, por të shtunën dhe të dielën kthehen po thuajse të gjithë dhe jeta gjallëron me një dinamizëm e lëvizje, sidomos të të rinjve që marrin turr dhe ngarendin nëpër fushat e gjelbëruara, herë duke vrapuar turravrap, duke luajtur me top, duke manifestuar gazin e hovin e rinisë mbi gjelbërimin që nuk ka fund. Te varret e Busisë evidentojmë tri katër varreza me mbishkrim turko arab. Fshatarët kanë rregulluar me grila metali rrethojën e varrezave në një hapësirë të konsiderueshme. Në mes të varrezave ndodhet një rrap shumëshekullor me rrënjë në një pus,  të papërdorshëm.

Ashtu sikur ishim marrë vesh paraprakisht, në orën 9 të mëngjesit, më 22 prill 2018 erdhi në Radio, Haki Gashi, operator i zërit, punëtor shumëvjeçar, pastaj u nisëm për të bërë një vizitë në fshatin Mramur të Gallakut. Ashtu sikur ishim marrë vesh paraprakisht, në orën 9 të mëngjesit, më 22 prill 2018 erdhi në Radio, Haki Gashi, operator i zërit, punëtor shumëvjeçar, pastaj u nisëm për të bërë një vizitë në fshatin Mramur të Gallakut. Ashtu sikur ishim marrë vesh paraprakisht, në orën 9 të mëngjesit, më 22 prill 2018 erdhi në Radio, Haki Gashi, operator i zërit, punëtor shumëvjeçar, pastaj u nisëm për të bërë një vizitë në fshatin Mramur të Gallakut.

Pastaj shkojmë në lagjen ku ka lindur dhe është rritur, Mustafë Gashi, i cili atje ka një shtëpi të ndërtuar me material të fortë por ende të pa meremetuar. Për të pushuar në shtëpitë e tyre kanë shkuar edhe kushërinjtë e tij, të cilët sot kanë marrë një aksion për pastrimin e fshatit dhe e kanë kryer me kujdes. E vetmja vërejtje  e tyre është te disa banorë, të cilët plehun e ahureve e kanë qitur në mes të lëndinës, e cila e vret syrin, në atë ambient të pastër e hirshëm.

– Mor po habitem kah u bë ky pleh, kur nuk po shohim asnjë lopë askund, thotë Hakiu.

– Dikur kishim qindra lopë, dhen, dhi, por plehu shpërndahej  në ara dhe tash fusha e punuar dikur  me përkushtim, ka mbetur djerrë, andaj edhe nuk dinë ku e qesin plehun…

Përshëndetemi edhe me kushërinjtë e Mustafës dhe bëjmë tutje drejt Slivovës.

Në pushimoren te rruga, Badovc – Prishtinë, presim ta takojmë edhe Shefki Gashin, asamblist i LDK-së në komunën e Prishtinës. Ai është kthyer në fshat dhe ka bërë disa investime, të cilat i udhëheq vetë, Pasi përshëndetemi na tregon për punën që e bën pa përtesë, në fshat.  Me Shefkiun njihemi qysh para luftës. Ai është pjesëtar i një familjeje të njohur atdhetare e cila ka luftuar dhe ka qëndruar vertikalisht kundër regjimit okupator serb.

Ashtu sikur ishim marrë vesh paraprakisht, në orën 9 të mëngjesit, më 22 prill 2018 erdhi në Radio, Haki Gashi, operator i zërit, punëtor shumëvjeçar, pastaj u nisëm për të bërë një vizitë në fshatin Mramur të Gallakut

Më pas lëshohemi në luginën e  gjelbëruar dhe të zbukuruar me hire pranverore të Sutjeskës, një lagje përbërëse e Mramurit. Rruga automobilistike kalon rreth Lumit, shtrati  i së cilit  është rregulluar për mrekulli, por vërehen hedhje mbetjesh, sidomos qese najloni dhe gjësende të tjera, të cilat vende-vende janë grumbulluar dhe pengojnë rrjedhën normale të lumit që lëshohet teposhtë, herë qetas e herë me rrëmbim. Ndërkohë ndalojmë te një mulli guri në anën e djathtë, mbi shtratin e lumit. Mulliri duket se është në gjendje punë por natyrisht se nuk punon, për shkaqe që dihen. Objekti është e ndërtuar me gurë, i punuar me kujdes  dhe i përforcuar me hatulla, sipas traditës së moçme të ndërtimit.

Ashtu sikur ishim marrë vesh paraprakisht, në orën 9 të mëngjesit, më 22 prill 2018 erdhi në Radio, Haki Gashi, operator i zërit, punëtor shumëvjeçar, pastaj u nisëm për të bërë një vizitë në fshatin Mramur të Gallakut.

Në udhëkryqin te shkolla e fshatit ( emri i shkollës)  ndalojmë te Kompleksi memorial ku pushojnë eshtrat e dëshmorëve të UÇK-së  dhe martirëve e dëshmorëve të LDSH-së të vitit 1943-1945.   Pasi bëjmë disa fotografi, Hakiu nget veturën e tij dhe kthehemi në Prishtinë. Prapa mbetet natyra e bukur dhe e pastër e këtyre maleve në periferi të Prishtinës.

Prill 2018

Ashtu sikur ishim marrë vesh paraprakisht, në orën 9 të mëngjesit, më 22 prill 2018 erdhi në Radio, Haki Gashi, operator i zërit, punëtor shumëvjeçar, pastaj u nisëm për të bërë një vizitë në fshatin Mramur të Gallakut.

Foto galeri – Mramor, Busi etj

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Dhjetë alfabete të gjuhës shqipe, të cilat i ka prezantuar në një libër studiuesi i mirënjohur, Robert Elsie

Robert Elsie: Literatura shqipe në traditën islame-osmane I

Me ardhjen e tij ne Shqiperi, pushteti Osman solli me vete kulturen e tij te …