Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur në zyrën e tij koordinatoren për zhvillim në UNKT ( Kombet e Bashkuar ) Ulrika Richardson. Gjatë këtij takimi që më shumë kishte karakter njohës, u fol për aktivitetet e Komunës së Suharekës. Kryetari Muharremaj, e ka njoftuar mbi aktivitetet kulturore që ndodhin gjatë vitit në Komunën e Suhsrekës, si dhe u bisedua rreth çështjeve të migrimit të të rinjve të Komunës. Ulrika Richardson, gjatë bisedës u interesua rreth aktiviteteve të Qendrës Rinore “Shtëpia e Felbahut“ dhe historikun e bashkëpunimit. Temë e bisedës ishte edhe demografia e popullsisë dhe aktivitetet e të rinjve, si dhe u fol për projektet dhe bashkëpunimin e mëtejmë sa i përket ambientit dhe mjedisit të pastër.