Shtatë raste të reja me virusion korona, një rast i vdekjes dhe 199 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve

Universiteti “Johns Hopkins”: Koronavirusi ka prekur mbi 186 milionë njerëz dhe ka vrarë mbi katër milionë

Universiteti “Johns Hopkins” i cili është duke bërë mbledhjen dhe analizimin e të dhënave në gjithë botën për pandeminë e shkaktuar nga virusi korona, ka njoftuar se nga koha e shfaqjes së pandemisë e deri më tani, nga virusi korona në mbarë botën, deri më tani kanë vdekur mbi katër milion njerëz. Ky institucion, të cilit i referohen mediet dhe organizata anekënd botës, njofton gjithashtu se deri më tani, nga virusi korona dhe variantet e reja të tij, në gjithë botën janë infektuar rreth 186 milion njerëz. Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se varianti “Delta” i virusit korona është më infektues se sa variantet e mëparshme.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Kosova urgjentisht ka nevojë për institucione funksionale

Deputeti Fatmir Limaj ka bërë thirrje për veprim të menjëhershëm në drejtim të krijimit të …