Kryetari Haliti uron 4 Korrikun – Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Në emër të qytetarëve të Komunës së Vitisë dhe Institucioneve komunale, kam kënaqësinë dhe nderin t’i përcjell urimet më të përzemërta Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, popullit amerikan dhe administratës amerikane, me rastin e 4 Korrikut – Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.

Kjo ditë historike simbolizon jo vetëm lindjen e një kombi të madh, por edhe vlerat universale të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, për të cilat SHBA-ja ka qenë dhe mbetet shembull frymëzimi për mbarë botën.

Populli i Kosovës dhe qytetarët e Vitisë mbajnë në zemër mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara në rrugëtimin tonë drejt lirisë, shtetndërtimit dhe zhvillimit demokratik. Kontributi i SHBA-së ka qenë jetik në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në vendin tonë dhe në rajon.

Në këtë ditë të rëndësishme për popullin amerikan, shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë të sinqertë, duke uruar që miqësia e pathyeshme ndërmjet dy popujve tanë të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

Urime 4 Korriku – Zoti e bekoftë Amerikën, Zoti e bekoftë Kosovën!

Sokol Haliti

Kryetar i Komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Paralajmërim për rrezikun nga zjarret gjatë temperaturave të larta

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave e Komunës së Ferizajt, duke marrë parasysh rritjen e …