Urimi i kryetarit Haliti me rastin e Festës Kurban Bajramit

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti me anë të një postimi në profilin e tij në facebook ka uruar gjithë qytetarët e vendit të besimit islam festën e Kurban Bajramit.

Në urimin e kryetarit Haliti thuhet:

Të dashur qytetarë Të nderuar besimtarë myslimanë. Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, u shpreh urimet e mia më të përzemërta për të gjithë qytetarët e komunës sonë, e në veçanti për besimtarët myslimanë, të cilët e kremtojnë këtë ditë të shenjtë me devotshmëri dhe përkushtim.

Kjo festë e rëndësishme na kujton vlerat e paqes, solidaritetit dhe humanizmit. Ajo na fton të jemi më pranë njëri-tjetrit, të ndihmojmë ata që kanë nevojë dhe të forcojmë lidhjet me familjen, shoqërinë dhe komunitetin tonë të gjerë.

Urimin tim të veçantë ia drejtoj edhe bashkatdhetarëve tanë që për festat ndodhen pranë familjeve të tyre në vendlindje, por gjithashtu edhe atyre që ndodhen larg Kosovës, të cilët me zemrën dhe mendjen janë pranë nesh.

Uroj që kjo festë të sjellë shëndet, mbarësi dhe dashuri në çdo familje.

Gëzuar Kurban Bajramin!

Sinqerisht,

Sokol Haliti

Kryetar i Komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Vitia shënoi ditën ndërkombëtare të mjedisit

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të mjedisit që shënohet me çdo 5 Qershor, Komuna e …