Bashkim Ramosaj

Urimi i kryetarit Ramosaj me rastin e fillimit të Ramazanit

Në urimin e kryetarit të komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me rastin e fillimit të muajit të shejt të Ramazanit thuhet: Të dashur qytetarë,

Të nderuar besimtarë të besimit islam,

Ramazani është muaji më i çmuar në kalendarin islam dhe është obligim që myslimanët të agjërojnë.

Jemi në prag të fillimit të Ramazanit, muajit ku shfaqet sakrifica, solidariteti humaniteti, drejtësia e barazia mes njerëzve.

Karakteristikë e këtij muaji aq të shenjtë janë ndihma ndaj njëri-tjetrit, falja ndaj njëri-tjetrit dhe dora e zgjatur ndaj të varfërit.

Këto janë veprimet e një besimtari të devotshëm, ky është islami.

Në emër të Komunës së Deçanit, iu uroj agjerim të lehtë dhe shtim të veprave të mira e të pranueshme te Zoti ynë i Madhërishëm!

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …