Arbëreshët vizitojnë Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Kryetarët e komunave arbëreshe të Italisë, të udhëhequr nga kryetari i Komunës Pianna Degli Albanezi, Rosario Petta, kanë vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku janë pritur nga drejtorët komunal, me ç’rast kanë bërë bomazhe te varri i Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, si dhe te dëshmorët tjerë të kombit. Në emër të kryetarit të Komunës së Skenderajt,Bekim Jashari, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Gjermani, mirë së ardhje u ka uruar drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Ramiz Shala. Ndërkaq, Petta është shprehur se kjo vizitë është tepër emocionuese për arbëreshët, duke shtuar se ajo çfarë ka ndodhur në Prekaz, është vetëm një pjesë e historisë shqiptare. Më pas kanë vizituar edhe Kullën e Rezistencës së Familjes Jashari, ku ciceroni zyrtar i kompleksit i ka njoftuar me luftën e Jasharëve, duke i bërë arbëreshët të qajnë herë pas here.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …