leoni

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë

Ursula von der Leyen zbuloi planin e bllokut evropian për të ndalur importet e naftës dhe bankave ruse në Evropë

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen zbuloi planin e bllokut evropian për të ndalur importet e naftës dhe bankave ruse, si pjesë e pakos së re të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Kremlinit, pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë. Sipas zonjës Leyen, ndalesa ka për qëllim “presionin maksimal” ndaj Rusisë. Ajo ka theksuar se kjo do të bëhet me një gradualisht për të ruajtur stabilitetin ekonomik të Bashkimit Evropian. “Heqja dorë nga nafta ruse nuk do të jetë e lehtë, por ne thjesht duhet ta bëjmë”, tha ajo gjatë një debati në Parlamentin Evropian. Po ashtu, ajo tha se në një periudhë gjashtëmujore do të hiqet dorë nga nafta e papërpunuar dhe produktet e rafinuara, duke theksuar për largimin e bankës më të madhe ruse Sberbank nga Sistemi Ndërkombëtar i Komunikimit Financiar.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …