USAID-i amerikan e vlerëson Skenderajn për publikim të kontratave

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID në Kosovë, në një paraqitje publike në llogarinë e saj në Facebook (https://www.facebook.com/usaidkosovo/), e ka vlerësuar edhe Komunën e Skenderajt (në mesin e 7 komunave tjera të Kosovës), si model të vendosjes së standardeve të transparencës ndaj publikut. Ky vlerësim pason vendimin e Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, për hapjen e kontratave, përkatësisht publikimin e kontratave me operatorë ekonomik, gjatë mandatit të tij.

Kujtojmë se Skenderaj, u bë komuna e 6 më radhë pas Gjakovës, Pejës, Prishtinë, Vushtrrisë dhe Ferizajt, për publikimin e kontratave publike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati zhvillon debat me të rinjtë gjimnazistë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, mori pjesë sot në një debat me nxënësit …