Të shtunë bëhen homazhe për dëshmorët e Deçanit 

Të nderuara Familje të Dëshmorëve, invalid e veteran të luftës së UÇK-së , qytetar të nderuar të komunës së Deçanit, të shtunën me 11 gusht, mbahen homazhe për Dëshmoret e Kombit sipas kësaj agjende : Ora 10:30 Gllogjan Kompleksi Memorial ,,Dëshmoret e Kombit përkujtohen Dëshmoret Halil Sejfijaj, Enver Halilaj, Orhan Halilaj, Arton Hasanaj, Naim Nimanaj dhe Arben Ahmetaj. Ora 11:00 Përkujtohen të gjithë Dëshmoret dhe Martirët e fshatit Irzniq tek Lapidari i Fshatit. Ora 12:00, nënë përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në Sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, bëhet promovimi i librit të autorëve Fadil Dervishaj dhe Kushtrim Dacaj më titull ,,Antologjia e Lirisë” (për dëshmorët dhe të rënët e fshatit Irzniq 1998-1999).

Në këtë libër më portrete, jetëshkrime dhe poezi është përmbledhur biografia e Dëshmorëve dhe Martirëve të fshatit Irzniq.

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …