Ushtarët italianë të KFOR-it realizojnë patrullime në Komunën e Klinës për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndim të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, kanë realizuar patrullime në komunën e Klinës. Kjo patrullë ka për qëllim forcimin e pranisë së KFOR-it në rajon dhe kontributin në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit me paanshmëri dhe respekt. Sipas njoftimit të KFOR-it, paqeruajtësit mbajnë një nivel të lartë vigjilence dhe efikasiteti, duke u siguruar që të jenë gjithmonë të përgatitur dhe efektivë për të përballuar çdo situatë. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, duke siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in për ruajtjen e rendit dhe ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj: Nuk marrim pjesë në procese ku ka shkelje të procedurës parlamentare

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas mbylljes së seancës konstituive të Kuvendit …