Ushtarët kroatë të KFOR-it patrullojnë në Vërmicë për të garantuar sigurinë

Ushtarë kroatë nga Komanda Rajonale Perëndimore e KFOR-it kanë realizuar patrullime në zonën e Vërmicës, si pjesë e misionit të tyre për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. Në njoftimin zyrtar të KFOR-it, thuhet se këto patrullime janë të rregullta dhe synojnë të garantojnë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në vend. “Prania e tyre në terren është e rëndësishme për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm, ndërsa bashkëveprimi i rregullt me popullsinë lokale ndihmon në forcimin e besimit në KFOR dhe përforcon rolin e tij të paanshëm në të gjithë rajonin”, thuhet në deklaratën e misionit të NATO-s në Kosovë. Patrullimet në terren janë pjesë e angazhimit të përhershëm të KFOR-it për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Blerim Canaj: Mungon vullneti për qeveri të re – nuk përjashtohet kthimi i vendit në zgjedhje

Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se, pavarësisht fitores së madhe të Lëvizjes Vetëvendosje në …