Ushtarët turq të KFOR-it zhvillojnë patrulla nëpër Kosovë për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale të KFOR-it kanë vazhduar aktivitetet e tyre të përditshme në Kosovë, duke zhvilluar patrulla në zona të ndryshme të vendit. Sipas njoftimit të KFOR-it, qëllimi i këtyre patrullimeve është sigurimi i një prezence të dukshme dhe parandaluese në terren, për të forcuar ndjenjën e sigurisë dhe për të rritur ndërgjegjësimin situativ në mesin e qytetarëve. “Forcat turke përmes profesionalizmit dhe angazhimit të tyre kontribuojnë ndjeshëm në stabilitetin rajonal dhe luajnë një rol kyç në misionin e vazhdueshëm të KFOR-it për të mbajtur një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatën e misionit paqeruajtës të udhëhequr nga NATO. KFOR-i, që nga viti 1999, ka misionin të sigurojë paqen dhe stabilitetin në Kosovë, ndërsa kontingjenti turk është një nga kontributorët më aktivë në kuadër të këtij operacioni ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Arifi: Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan

Avni Arifi: Arian Tahiri po përballet me gjithë pushtetin është fitues në krejt Kosovën

Analisti politik Avni Arifi ka vlerësuar se kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian …