Valbona Imami: Shqipëria e varfër ish-socialiste qëndronte me shumë dinjitet njerëzor

Valbona Imami: Shqipëria e varfër ish-socialiste qëndronte me shumë dinjitet njerëzor

Aktorja shqiptare,  Valbona Imami duk bërë një krahasim mes kohës në Shqipërinë socialiste dhe Shqipërisë sot thotë se atëherë kishte më shumë dinjitet. Përjashto krimet dhe luftën e klasave të paarsyeshme, përjashto dhe paaftësinë përballë sfidës për të harmonizuar raport mes pronës private dhe asaj shtetërore, Shqipëria e varfër ish-socialiste qëndronte me shumë dinjitet në raportet morale sociale dhe familjare me gjithë vendet për të qenë në botën e sotme moderne dhe të traditës. Mbrojtëse dhe krijuese! Unë e kam thënë e kam dëshirë ta përsëris se  barazia gjinore në çdo vend tjetër përveç vendeve të ish-kampit socialist a të kampit ish-socialist është MIT. E them jo pa krenari këtë, të mos them në ca elementë thjesht me nostalgji. Pra: të mos na hutojë e të na vërë përfund pahirshëm metamorfoza e asnjë lloji. Përkundrazi! (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …