leoni

Valdete Daka

Valdete Daka: Kushdo që siguron 61 vota, ka të drejtë të formojë qeverinë

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka sqaruar procedurat kushtetuese për formimin e qeverisë së re në Kosovë, duke theksuar se çdo parti apo koalicion që arrin të sigurojë 61 vota në Kuvend, ka të drejtë të propozojë mandatarin dhe të formojë qeverinë. “Kushdo që i ka 61 vota, cilado qoftë parti, që e siguron presidenten se i ka 61 vota, e tregon emrin e mandatarit dhe merr të drejtën për të formuar qeverinë”, deklaroi Daka. Pas datës 5 nëntor, nëse një kandidat pretendon se i ka 61 vota, Kuvendi duhet të thërrasë seancën për votim të qeverisë.  Në lidhje me mundësinë që Albin Kurti të tentojë sërish formimin e qeverisë, Daka u shpreh se kjo nuk mund të ndodhë me të njëjtin emër të mandatarit, por vetëm nëse paraqiten prova të qarta për shumicë të re parlamentare. “Me të njëjtin emër jo, por mund të sjellë një emër tjetër. Duhet të japë prova të sigurta që ka 61 vota dhe të tregojë cilët janë ata deputetë që do ta votojnë qeverinë në ditën e votimit,” theksoi ajo. Sipas afateve kushtetuese, presidentja Vjosa Osmani ka kohë deri më 5 nëntor për të vendosur nëse do të shpallë zgjedhje të reja apo do të mandatojë një kandidat për formimin e ekzekutivit të ri. Ky zhvillim pritet të jetë vendimtar për përcaktimin e drejtimit të ri politik në vend pas krizës aktuale qeveritare.

Kontrolloni gjithashtu

Dritëro Arifi: Kriza politike po e izolon Kosovën në arenën ndërkombëtare

Mungesa e një qeverie me legjitimitet të plotë po ndikon drejtpërdrejt në stagnimin e Kosovës …