Vatikani përmirëson "gabimin" për vendin e lindjes së Nënë Terezës: Shkupi nuk është në Shqipëri

Vatikani përmirëson “gabimin” për vendin e lindjes së Nënë Terezës: Shkupi nuk është në Shqipëri

Edhe pse biografia e Nënë Terezës ishte interpretuar nga një gazetë italiane e kohës, kur Shkupi ishte kryeqyteti i Vilajetit të Kosovës, reagimi i zyrtarëve nga ish-RJ e Maqedonisë, ka bërë që  Vatikani të sqarojë, sikur thuhet,  gabimin e bërë për vendin e lindjes së Nënë Terezës, që në broshurën e përgatitur nga autoritetet e Vatikanit, shkruan, se ajo i lind në ”Shkup në Shqipëri”. Sekretari shtetëror e përshëndet ambasadën e Republikës së Maqedonisë dhe dëshiron që të jep sqarim në lidhje me biografinë në gjuhën angleze të Nënë Terezës në broshurën liturgjike për meshën me rastin e kanonizimit të mbajtur më 4 shtator, 2016. Për shkak të gabimit në përkthim të tekstit origjinal në gjuhën italiane, vendi i lindjes është shënuar gabimisht në Shqipëri. Teksti duhej të jetë ‘Tereza nga Kalkuta (GonxheBojaxhiu) e lindur në Shkup, më 26 gusht të vitit 1910, si fëmija i pestë dhe i fundit i prindërve shqiptarë, Nikolla dhe Drane Bojaxhiu”’, thuhet në notën verbale të Vatikanit dërguar ambasadës së Maqedonisë në Shkup.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …