Vazhdojnë projektet për kompletimin e fushave sportive

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar punimet në asfaltimin e fushës sportive në Kabash, ku edhe po bëhet kompletimi i kësaj fushe. Ndërkohë, në këtë fshat është duke u punuar edhe në rregullimin dhe pastrimin e pjesës afër fushës, ku ka kaluar përroska nëpër mes të fshatit, e cila ka qenë si deponi e mbeturinave të ngurta. Kryetari Haliti me këtë rast u shpreh se do të vazhdohet me rregullimin e fushave sportive pas Smirës, Radivojcit e Vërbanit, edhe me fushën sportive në Lubishtë e lokalitete tjera, kurse po ashtu do të punohet në fushën ambientale dhe krijimin e fushave të gjelbërta sikur këto punime që po kryhen në Kabash, ku do të rikthehet bukuria e fshatit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …