Vazhdojnë punimet në ndërtimin e kanalit të kullimit dhe drenazhimit të tokave bujqësore në mes të fshatrave Celinë dhe Fortesë

Janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e kanalit të kullimit dhe drenazhimit të tokave bujqësore në mes të fshatrave Celinë dhe Fortesë të komunës së Rahovecit. Pothuajse çdo vit nga vërshimet dëmtohen qindra hektar të mbjella me perime të kultivuara nga bujqit e këtyre vendbanimeve. Nënkryetari i komunës së Rahovecit Fatmir Iska dhe drejtori i Bujqësisë Berat Duraku me bashkëpunëtor panë nga afër punimet që po zhvillohen në këtë projekt i cili përmban tre segmente me gypa betoni që shërbejnë për evakuim të ujërave të tepërta, si dhe katër segmente për kullim të ujërave. Ky projekt financohet nga buxheti i komunës së Rahovecit.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon Javën Botërore të Imunizimit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti në kordinim me Qendrën Regjionale të Shëndetit Publik …