Investimet po realizohen në secilën shkollë të komunës së Deçanit

Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Esad Mekuli” në Maznik të komunës së Deçanit janë duke u kryer punimet në renovimin e Efiçiencës së Energjisë dhe Energjia e Ripërtërishme. Sot drejtori i DKA- së, z.Besnik Hulaj së bashku me udhëheqësin e Arsimit, z.Xhevat Bozhdaraj panë nga afër punimet të cilat janë në fazën finale. Shkolla po merr pamje krejtësisht ndryshe nga ajo që ishte më herët. Vazhdojmë së bashku në përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe ngritjen e cilësisë në secilën shkollë të komunës sonë, ka thënë drejtori Hulaj.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …