Vazhdojnë punimet në projektin e fushës së futbollit në Runik të Skenderajt

Punimet në projektin e fushës së futbollit në Runik të Skenderajt po vazhdojnë me dinamikën e paraparë. Me qëllim të vlerësimit të punimeve të deritanishme në Runik është mbajtur një takim i përbashkët i investitorëve në këtë projekt. Në takim Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura edhe një herë ka shprehur falënderimin e përzemërt për kontributin e FSK-së, KFOR-it dhe donatorëve të tjerë privatë. Edhe përfaqësuesit e Klubit Futbollistik Përparimi janë shprehur të kënaqur me realizimin e punimeve në fushën e futbollit, duke falënderuar të gjithë ata që po kontribuojnë në ndërtimi e saj, në veçanti Komunën e Skenderajt, FSK-në dhe KFOR-in. Edhe përfaqësuesit e KFOR-it dhe FSK-së të pranishëm në takim u shprehën të kënaqur me punimet që janë realizuar deri tani. Fusha e futbollit në Runik po ndërtohet në pronën publike komunale falë bashkëpunimit në mes të Komunës së Skenderajt, FSK-së, KFOR-it, Klubit Futbollistik Përparimit dhe kontributit të donatorëve privatë, në veçanti të bashkatdhetarit Tahir Çitaku që punon dhe jeton në Zvicër.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj priti në takim përfaqësues të OSBE-së nga zyra rajonale në Pejë

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur të martën në takim në …