Vazhdon maratona e sukseseve dhe vlerësimeve pozitive për Komunën e Junikut

E drejtuar qe dy mandate nga Agron Kuçi, Komuna e Junikut vazhdon me maratonën e sukseseve dhe vlerësimeve pozitive, po thuaj se në të gjithë sektorët. Se Komuna e Junikut është e para në nivel Kosove dhe shembull i Qeverisjes së mirë e transparente në të gjithë sektorët, dëshmojnë çmimet e marra dy herë për Performancë më të mirë Komunale nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe vlerësimi nga Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës, si institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar ( i cili me Kushtetutën dhe ligjet e vendit gëzon pavarësi funksionale, financiare dhe operative ), Zyrë kjo që për Komunën e Junikut ka dhënë Opinion të pamodifikuar me theksim të çështjes, i cili opinion thekson se: Pasqyrat Financiare Vjetore prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik (të kontabilitetit në para të gatshme), Ligjin nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë (me plotësime dhe ndryshime) dhe Rregulloren e MF, nr. 01/2017 për Raportim Vjetor Financiare nga Organizatat Buxhetore. Në këtë mënyrë Kryetari i Komunës se Junikut Agron Kuçi, si përgjegjës kryesor për përgatitjen dhe prezantimin e drejtë të pasqyrave financiare, do të vazhdojë që të ndërmarr veprimet transparente dhe të drejta.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …