Haradinaj: Agjenda e reformave evropiane është obligim për ne duhet në afatin kohorë t’i implementojë detyrat qeverisëse

Haradinaj: Agjenda e reformave evropiane është obligim për ne duhet në afatin kohorë t’i implementojë detyrat qeverisëse

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria që ai drejton ka për prioritet integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe se reformat që burojnë nga agjenda evropiane duhet të zbatohen. Ai këto komente i bëri gjatë takimit të rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku është diskutuar për implementimin e kritereve të caktuara nga BE për integrimet evropiane.

 

“Agjenda e reformave për ne është obligim. Kosova duhet në afatin kohorë t’i implementojë këto detyra qeverisëse dhe ministrat duhet të raportojnë në mënyrë precize , përfshirë këtu edhe institucionet tjera, në mënyrë qe ne me mundur me vërtetuar se zbatimi I MSA-së është proces që po ndodhë.  Dhe është e paraparë që për vitin tjetër me i identifikuar detyra të tjera qeverisëse. Për këtë arsye takimi i sotëm e ka një rëndësi të madhe, njëkohësisht edhe duhet një angazhim prej secilit prej neve për punën. Ne kemi deklarua si partner qeverisës dhe si qeveri, e kemi në prioritet integrimin evropian, MSA-në dhe aplikimin për statusin e kandidatit të Kosovës në BE. Andaj, këtë nuk e bëjmë për hatër të BE-së, e bëjmë për hatër të vetvetes vetveten dhe qytetarëve”, tha Haradinaj.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha tha se lëvizja e lirë e qytetarëve varet nga puna dhe angazhimi i të gjitha institucioneve të Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa është zotuar për implementimin e kushteve për liberalizimin e vizave.

 

“Në cilësinë e ministres së Integrimit Evropian shprehi përkushtimin e pa rezervë që të punojmë së bashku me të gjitha institucionet dhe të plotësohen këto kushte: Lëvizja e lirë e qytetarëve varet nga puna dhe angazhimi i të gjitha institucioneve të Kosovës për plotësimin e kushteve posaçërisht për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me qëllim të prioriteteve të reformave para nesh Qeveria e Kosovës dhe BE ka lansuar agjendën e reformave (ERA), e cila parasheh zbatimin e 22 prioriteteve konkrete në nivel institucional.  Qytetarët presin nga ne që të bëjmë punën tonë për të përmirësuar mirëqenien e tyre, me qeverisje të mirë, sundim të ligjit, konkurrueshmëria, përmirësimi i klimës për investime si dhe politikat më të avancuara të punësimit dhe arsimit të lartë janë padyshim detyrë dhe obligim i yni karshi qytetarëve të vendit”, tha ministrja Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa. …