Në 37-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, homazhe pranë varreve të tyre kanë bërë edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda dhe Arian Tahiri. Me këtë rast, deputeti Përparim Gruda ka kujtuar sakrificën e dy veprimtarëve të çështjes kombëtare, të cilët ranë më 2 nëntor 1989, duke lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e përpjekjeve për lirinë e Kosovës. “37 vjet më parë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu dhanë jetën për ëndrrën e një Kosove të lirë. Sot i kujtojmë me respekt, krenari e mirënjohje të përjetshme. Lavdi për jetë e mot!”, ka shkruar Gruda. Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu mbeten figura të rëndësishme të rezistencës shqiptare kundër regjimit jugosllav dhe simbol i përkushtimit për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
