Ramush Haradinaj: Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, shembull i atdhetarizmit dhe frymëzim për brezat e çlirimit

Ish kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në 37-vjetorin e rënies së tyre, duke vlerësuar kontributin e tyre në lëvizjet e hershme për lirinë e Kosovës. Haradinaj ka theksuar se Zhitia dhe Fazliu i përkasin brezit të atdhetarëve që me jetën dhe veprën e tyre u bënë frymëzim për brezat që luftuan për çlirimin e Kosovës. Sipas tij, sakrifica e tyre ndikoi në motivimin e brezave të fundit të shekullit të kaluar për t’i dhënë fund robërisë përmes luftës çlirimtare. Ai i ka cilësuar të dy si shembuj të përkushtimit atdhetar dhe të qëndresës për lirinë e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kadriaj dhe Beqiri vizitojnë Jakup Krasniqin në Hagë: “Nuk duhet t’i lëmë vetëm”

Veprimtarët e çështjes kombëtare në diasporë, Shaip Kadriaj dhe Bujar Beqiri, kanë vizituar Jakup Krasniqin …