Aleanca: Humbja e 43.8 milionë eurove nga BE-ja, dëshmi e papërgjegjshmërisë së Qeverisë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj humbjes së 43.8 milionë eurove nga fondet e Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë si dëshmi të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë së Kosovës.  Aleanca ka kritikuar qeverinë për mungesë vizioni, kompetence dhe llogaridhënieje, duke theksuar se pasojat e këtyre dështimeve po i bartin qytetarët. “Përderisa çmimet rriten çdo ditë e bizneset po mbyllin dyert, qeveria shënon edhe një dështim të radhës, humbjen e 43.8 milionë eurove nga fondet e Bashkimit Evropian”, thuhet në reagimin e Aleancës. Sipas këtij subjekti politik, humbja e mjeteve financiare nga BE-ja nuk mund të arsyetohet si gabim apo vonesë burokratike, por përbën papërgjegjshmëri institucionale dhe goditje ndaj mundësive zhvillimore të vendit. Aleanca ka drejtuar kritika edhe për gjendjen ekonomike, përkeqësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe atë që e cilëson si izolim diplomatik të Kosovës. “Për fat të keq, faturën e këtij dështimi total nuk e paguajnë dështakët qeveritarë, por qytetarët e Kosovës”, përfundon reagimi i Aleancës.

Kontrolloni gjithashtu

The Economist: Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike, por një shtet që shihet si një ndriçim për Ballkanin

Eurodeputeti holandez kritikon përdorimin e paraburgimit në Shqipëri, përmend rastin e Erion Veliajt

Eurodeputeti holandez, Sander Smit, ka ngritur shqetësime për funksionimin e shtetit të së drejtës në …