Vazhdon puna në rilevimin e objekteve, terasave e rrethojave përgjatë rrugëve kryesore në qytetin e Malishevës

Në kuadër të aktivitetit të Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, për matjen e zonave të rrugëve në Malishevës, edhe sot, sikur edhe ditëve tjera, ka vazhduar puna në rilevimin e objekteve, terasave dhe rrethojave përgjatë rrugëve kryesore në qytetin e Malishevës.

Drejtori i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Malishevës, Bashkim Krasniqi, i cili bashkë me zyrtarët e drejtorisë, në përpikëri po e mbikëqyrë punën në verifikimin e pronës publike dhe matjet që janë duke u bërë.

“Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë po vazhdon punën në verifikimin e pronës publike komunale përgjatë rrugëve kryesore për të evidentuar të gjitha ndërtimet, rrethojat apo çfarëdo pengese tjetër e cila vërtetohet që është në zonën e rrugës dhe pronës publike. Ne i lusim të gjithë qytetarët që para çdo investimi të verifikojnë saktë kufirin e pronës së tyre private dhe asaj shtetërore”, ka deklaruar drejtori Krasniqi.

Po ashtu drejtori Krasniqi, ka thënë se puna në matjet e zonës së rrugëve, pritet të përfundoj brenda muajit mars, dhe më pas, do të vazhdohet me procedurat për uzurpimet pronës publike.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …