Gazeta beogradase ‘Veçernji
Novosti’ bën me dije se pas festave të Vitit të Ri do të rinisin bisedimet
Kosovë-Serbi në nivel kryeministrash. Duke cituar burime diplomatike të
Brukselit, kjo gazetë njofton se shefja e politikës së jashtme të BE-së,
Federica Mogherini do të ftojë Isa Mustafën dhe Aleksandër Vuçiqin në Bruksel. Radha
e re e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Brukseli, pritet të fillojë pas
vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi kushtetutshmërinë e marrëveshjes për
themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe. Themelimi i
Asociacionit është pezulluar përkohësisht nga Qeveria e Kosovës deri sa Gjykata
Kushtetuese të thotë fjalën përfundimtare mbi këtë marrëveshje.
Kontrolloni gjithashtu
Aida Dërguti: Gjykata Speciale është produkt i raportit të Dick Martyt dhe presionit ndërkombëtar
Pesë vjet pas dërgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçit, Kadri …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
