Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti sot në takim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në konferencë për media ata kanë thënë se takimin nuk e kanë bërë vetëm sa për ta bërë, por në radhë të parë me qëllim që të thellojnë bashkëpunimin në mes të dy kryeqyteteve. Më vjen shumë mirë që e takoj shokun tim, Shpendin. Unë dhe Shpendi nuk shmangemi nga politika dhe zhvillimi në vend, por fokusohemi shumë që kryeqytetet të zhvillohen. Ne do të këmbejmë përvojat e njëri – tjetrit, ka thënë, Erion Veliaj, i cili gjatë vizitës dyditore në Kosovë do të takohet me kryetarin Hashim Thaçi, kryekuvendarin, Kadri Veseli, ministrin e jashtëm, Enver Hoxhaj si dhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit
Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …