Vendimi i Kushtetueses stabilizon procedurat, por thellon paqartësinë politike

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për rrëzimin e dekretit të Vjosa Osmani dhe caktimin e një afati 34-ditor për zgjedhjen e presidentit, është vlerësuar si një hap që rikthen rendin formal kushtetues, por që nuk ofron një zgjidhje konkrete për krizën politike në vend. Sipas njohësve të zhvillimeve politike, vendimi ka karakter më shumë teknik dhe interpretues sesa zgjidhës, duke lënë në dorë të partive politike përgjegjësinë për të arritur një marrëveshje që aktualisht duket e largët. Analisti thekson se, ndonëse Gjykata ka tentuar të ruajë balancën, ajo nuk ka arritur të adresojë problemin thelbësor, mungesën e konsensusit politik. Afati i përcaktuar prej 34 ditësh konsiderohet më shumë si një shtyrje e krizës sesa një rrugëdalje, pasi pa vullnet politik, procesi rrezikon të përfundojë me zgjedhje të reja. Në këtë kontekst, vendimi shihet si një “frymëmarrje e përkohshme” për institucionet, por jo si zgjidhje për ngërçin politik.

Kontrolloni gjithashtu

ASH: Për mospranimin e Kosovës në ENTSO, përgjegjëse është edhe Bashkimi Demokrarik për Integrim

Prodhimi i termoelektranave në janar i ulur për plot 22.5%

Ajo që BDI e publikoi në lidhje me blerjen e energjisë elektrike, dje u konfirmua …