Qeveria e Kosovës vendos që nga sot të fillojë zbatimi i vendimit për riregjistrimin e makinave nga targa ilegale serbe me targa të Kosovës

Vendimi i qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave serbe në RKS, ka ngjallur reagime të ashpra në Serbi

Vendimi i qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave serbe në RKS, ka ngjallur reagime të ashpra në Serbi. Zyrtarë serbë kanë nisur të japin deklarata skandaloze dhe propaganduese. Ndërkohë, kërcënime filluan ditën kur Kosova nisi shkallën e parë të sanksionimit të vozitësve të veturave me targa ilegale. Fillimisht ishte kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ai që paralajmëroi trazira në veri të vendit. Rakiq tha se nëse nuk ndryshohet vendimi për targat dhe policët tentojnë të konfiskojnë vetura serbe, atëherë do t’i barrikadojnë kufijtë. Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq tha se ky vendim nuk është në përputhje me marrëveshjet që janë bërë. Ndërkohë, shtoi se vendimi i kryeministrit, Albin Kurti për riregjistrim është i paligjshëm dhe i dhunshëm. Ndërsa, kryetari i Mitrovicës veriore, Milan Radojeviq duke shprehur pakënaqësi për mos shtyrje të afatit për targat, tha se as paralajëmrimet e policisë për gjoba nuk do të ndryshojnë qëndrimin e serbëve.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Paqëndrueshmëria politike e ndërhyrja në ekonomi e drejtësi, korrupsioni dhe energjia akoma janë problem në Kosovë

Raporti i DASH: Kosova, jokonsistente në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin më të ri për respektimin e të drejtave …