BE: Hapja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

Vendimi për hapjen Urës mbi Lumin Ibër u mor në vitin e kaluar, mirëpo zbatimi pret dhe pret…

Ura mbi Lumin Ibër që e ndanë Mitrovicën në pjesën jugore, të banuar me shumicë shqiptare, dhe në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe. Vendimi për hapjen e saj u mor në vitin e kaluar, mirëpo së fundmi zbatimi i vendimit u paralajmërua nga numri dy i policisë në Veri. Kjo është përkrahur nga Qeveria dhe nga kryetarët e dy komunave që i ndan Ibri, ndërsa në anën tjetër, BE dhe KFOR, kanë thënë se çfarëdo vendimi për këtë çështje duhet të diskutohet në Bruksel. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, para disa ditësh paralajmëroi që Ura e Ibrit “shumë shpejt” do të hapet. Unë e konsideroj që është vetëm në pyetje koha se kur kjo urë do të hapët dhe si do të hapet. Një herë e patëm përmend që ka mundësi me u hap ura dhe me u mbushë me autoblinda në një farë vendi, por jemi duke e diskutuar me eprorët tanë se si ka mundësi kjo të bëhet. Unë konsideroj se nuk ka më vend për brengosje për qytetarët e veriut të vendit. Forma se si do të hapet është pak më ndryshe, por unë konsideroj që shumë shpejt do ta kemi edhe urën e hapur”, ka thënë Elshani më 30 maj.

Kontrolloni gjithashtu

Lajçak

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, deklaron se Ballkani Perëndimor ka prioritet bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është  shprehur optimist për rëndësinë …