Vendosen hidrantë në pjesë të ndryshme të qytetit

Këtyre ditëve në pjesë të ndryshme të qytetit, po zbatohet projekti i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, për vendosjen e hidrantëve, investim ky me qëllim të mundësimit të reagimit të shpejt të ekipeve emergjente në rastet e fatkeqësive nga zjarri.

Për të parë nga afër punimet në këtë projekt, doli Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Ferizaj, Alberton Sahiti bashkë me përfaqësues nga Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj, ku u shprehën se zbatimi i këtij projekti pritet të përmirësoj ndjeshëm infrastrukturën e sigurisë kundër zjarrit në qytet.

Puna për vendosjen e hidranteve po vazhdon sipas planit dhe pritet të përfundojë brenda afateve të përcaktuara, thuhet në njëfotimin e komunës së Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu vizitoi anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, të lënduar në aksident

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu vizitoi anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor, të …