leoni

Vendosen “policë të shtrirë” pranë këndit të lojërave, me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve

Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit Bjondina Kleqka, së bashku me menaxherin e kontratës për sinjalizime Afrim Limani, ishin pranë inxhinierëve të kompanisë, të cilët kanë bërë matjet e nevojshme për vendosjen e policëve të shtrirë afër këndit për fëmijë afër Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Bekim Sylka”. Vendosja e policëve të shtrirë në këtë pjesë të qytetit, është e përkohshme, deri në zgjidhjen afatgjatë në kuadër të projekteve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike. Kjo masë emergjente është parë si e domosdoshme nga Komuna e Rahovecit, për shkak të frekuentimit të fëmijëve të kësaj lagje. Drejtoresha Kleqka falënderonë drejtoritë përkatëse për bashkëpunimin dhe veprim të menjëhershëm.

Kontrolloni gjithashtu

Të premtën me 24 tetor në Deçan mbahet Festivali i Gështenjës

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …