Largohet deponia e mbeturinave të ngurta, e cila ndodhet në dalje të qytetit të Rahovecit, 2.5 km, në drejtim të fshatit Drenoc

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se, kanë marrë aksion për të pastruar deponinë legale të mbeturinave të ngurta, e cila ndodhet në dalje të qytetit të Rahovecit, 2.5 km larg tij, në drejtim të fshatit Drenoc. “Mjedisi i pastër vazhdon të trajtohet me prioritet të lartë në qeverisjen time dhe në këtë frymë, kemi ndërmarr këtë aksion i cili do të vazhdojë edhe ditëve në vijim. Aksionet e tilla janë shumë të dobishme sepse ne përveç që largojmë mbeturinat, japim mesazh, orientim se mbeturinat duhet të hedhen aty ku e kanë vendin. U bëj thirrje qytetarëve që ta ruajnë mjedisin, të hedhin mbeturina në vendin ku është deponia e ligjshme e jo në skaj rrugës që të çon kah deponia, nëse duan t’ju shpëtojnë gjobave mandatore. Falënderoj kompaninë “MENDI”, që në mënyrë vullnetare mundësuan pastrimin e kësaj deponie! Thuhet në njoftimin e kryetarit Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …