Vendosen shenjat e reja nëpër rrugët e Komunës së Malishevës

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve dhe krijimit të sigurisë dhe orientimit në rrugë, Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, është duke vazhduar implementimin e projektit për shenjëzimin e rrugëve dhe vendosjen e shenjave orientuese nëpër rrugët e Komunës së Malishevës. Implementimin e këtij projekti, e ka parë nga afër edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, ku është njoftuar me vendosjen e shenjave nëpër disa nga rrugët e Komunës së Malishevës. Drejtori Morina, ka bërë të ditur se “vendosja e shenjave dhe shenjëzimi i rrugëve është pjesë e mirëmbajtjes së rrugëve dhe krijimit të sigurisë në rrugë, dhe gradualisht shenjat e orientimit do të vendosen në të gjitha rrugët, kurse prioritet kanë rrugët që janë më të ngarkuara dhe rrugët ku janë afër shkollat”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen …