Kryetari Suma priti në takim rasti oficerë të lartë të Kontingjentit Turk të KFOR-it

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim rasti oficerë të lartë të Kontingjentit Turk të KFOR-it me në krye Lt.Col Cem Sinan Barin dhe të Koningjentit Polak të KFOR-it,Col Panet Polak. Ushtarakët e lartë të KFOR-it e njoftuan kryetarin Suma lidhur me zëvendësimet në kuadër të procedurave standarde të KFOR-it e cila do të ndodhë në ditët në vazhdim. Ky ishte rast që Kryetari Suma të falënderojë Oficerët të cilët përfundojnë mandatin e tyre në Kosovë, njëherit duke ju uruar mirëseardhje atyre që do të vazhdojnë mandatin e tyre. Edhe Kryetari Suma edhe Oficerët e lartë e vlerësuan si jashtëzakonisht të mirë bashkëpunimin me Komunën e Hanit të Elezit dhe rëndësinë e Misionit dhe angazhimin e KFOR-it në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …