Asambleja Komunale në Skenderaj vendos për lokacionin e deponisë inerte

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme, në të cilën është diskutuar pika e vetme e rendit të ditës: propozim-vendimi për caktimin e lokacionit për deponi inerte, e propozuar në vendin e quajtur “Delli” në fshatin Çirez. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se komisioni i ekspertëve, pasi ka hulumtuar territorin e komunës, për caktim të lokacionit, ka ardhur në përfundim se vendi i quajtur “Delli” është më i përshtatshmi për deponi. Kryetari Jashari ka siguruar se deponia e mbetjeve inerte nuk do të përbëjë rrezik për ndotje të ujit të pijes për ekonomitë familjare të fshatrave, apo ndonjë rrezik tjetër. Ai ka thënë se pasi të mbyllen gropat në atë pjesë, me mbetje inerte (material ndërtimor), Komuna e Skenderajt planifikon të mbjellë pisha. Në fund të diskutimeve, Asambleja Komunale e ka votuar propozim-vendimin për caktim të lokacionit në fjalë për deponi inerte.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …