Vesel Krasniqi: Raportimet për votën e deputetëve të Nismës për Qeverinë Kurti janë spekulime

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Vesel Krasniqi, ka mohuar raportimet në media se deputetët e Nismës mund të votojnë për formimin e Qeverisë Kurti, por pa u përfshirë në koalicionin qeverisës. Ai ka theksuar se për momentin nuk ka asnjë lëvizje dhe se Nisma mbetet në linjën e deklaratave të mëhershme të kryetarit Fatmir Limaj. Krasniqi ka shtuar se këto janë vetëm spekulime dhe se Nisma Socialdemokrate vazhdon të mbështetet në qëndrimet e Limajt, i cili pas zgjedhjeve të 9 shkurtit refuzoi të vendosë “vija të kuqe” për Lëvizjen Vetëvendosje, duke shprehur gatishmërinë për diskutime për çështje me rëndësi nacionale. Pavarësisht takimeve me liderët e opozitës për mundësitë e një koalicioni PDK, LDK dhe AAK-Nisma, Krasniqi tha se nuk ka asnjë ndryshim për momentin.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale refuzon lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të UÇK-së – Avokati: Vendim paragjykues dhe pa bazë ligjore

Gjykata speciale në Hagë kanë refuzuar sërish kërkesat për lirimin e përkohshëm të ish-krerëve të …