Kryekuvendari Veseli

Veseli i dërgon telegrame ngushëllimi kryetarit të Bundestagut gjerman, Prof. Dr. Norbert Lammert

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërguar telegrame ngushëllimi kryetarit të Bundestagut gjerman, Prof. Dr. Norbert Lammert dhe familjeve të bashkatdhetarëve tanë që humbën jetën në sulmin e tmerrshëm në Munih. Në telegramin e ngushëllimit dërguar homologut Lammert, kryeparlamentari Veseli tha se ai dhe qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë dhimbjen me institucionet, qytetarët gjermanë dhe familjet e viktimave. Po ashtu, kryetari Veseli u ka dërguar telegrame të veçanta ngushëllimi edhe familjeve Zabërgja, Segashi dhe Sulaj, për humbjen e më të dashurve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: 24 Marsi simbol sakrificës dhe kthesës vendimtare për lirinë e Kosovës

Komandanti i ZOD, tani kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 24 Marsin si një …